Korçë : Ngjarje e rëndë në lagjen 4 të qytetit, një fëmijë 2 vjeçar i gjinisë mashkull ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.
Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë dhe është nisur me helikopter drejt Tiranws.
Motorri i parkuar në oborr i përket babait të tij që momentalisht ndodhet në burg. Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar ne toke me motorrin sipër trupit.
Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore


