Një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë juglindjen e vendit pasditen e sotme, ku rrebeshi është përqendruar kryesisht në fshatrat e fushës së Maliqit.
Stuhia ka zgjatur rreth një orë, ndërsa reshjet e breshërit kanë vijuar për disa minuta. Për momentin ende nuk dihet nëse reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme materiale apo dëmtime të fermerëve.
Në vijim pritet të bëhet vlerësimi i situatës në terren nga me fokus të veçantë te kulturat prashitëse dhe ato drufrutore, të cilat mund të jenë prekur nga ky mot i keq.


