Kohët e fundit kryefjala e lajmeve jo vetëm në juglindje por në gjithë Shqipërinë është turizmi. E një prirje të tillë e kanë dhe kryebashkiakët për të promovuar atë çka drejtojnë.
Në bashkinë e Maliqit janë të numëruara me gishtat e dorës sajtet turistike por aq më keq ende është se pavarësisht se turizmi në 5 bashkitë e tjera ka nisur, ende në Maliq nuk ka mbërritur turisti i parë për 2024.
Ne një vëzhgim të Kolibri.al në asnjë nga faqet të këtij qyteti, faqen e bashkisë apo tjeter nuk duket ndonjë fytyrë turisti, çka sjell trishtim.
Janë operatorët turistike ata që nuk kanë interes apo është faji i drejtuesve që nuk dinë të përçohen e të promovojnë mirë atë çka kanë, pak rëndësi ka, kur ende turisti i parë nuk ka mbërritur në Maliq


