Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “AI VDIQ NË KËMBË”! Në kujtim të Aleko Prodanit /Nga Miho Gjini

    Personazh May 31, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    AI VDIQ NË KËMBË !

    Në kujtim të Aleko Prodanit /Nga Miho Gjini

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nëpër dramat heroike heroi vdes në këmbë…Në luftë e sipër…Në përpjekje…Përmes dallgëve të jetës…Në ringjallje…
    Kështu ndodhi edhe me Artistin e Merituar ALEKO PRODANI që e sosi frymën duke interpretuar në skenë. Pse skena ishte për të dashuria më e madhe. Por ai e mbylli siparin e skenës dhe të jetës një herë e mirë..Si në një ëndërr të gëzueshme që mbaron tragjikisht!.Lindur e ikur nga jeta po në maj, në muajin e luleve!

    Dhe mua më mbeti në duar fotografia që i pata bërë vitin e kaluar në Korçë gjatë zhvillimit të festivalit Ballkanik të Komedisë…Mendoja t’ia shpija tani, pas tri javësh, kur sipari i komedianëve do të hapet sërish…Por ja që as fotografinë nuk i’a shpie dot e as Alekon, si komik e mik të vjetër, nuk do ta shoh më…

    Do të na mungojë e qeshura e tij “serioze”, ai komunikim aq i natyrshëm, ai nur skenik, ajo elegancë virtuoze që krijonte në çdo rol…Dhe nuk do të pimë më nga një kafe ekspres aty, buzë trotuarit, përbri teatrit, nga ku shihet tërë bulevardi i Korçës…

    Por sytë e mendjes sime kthehen mbrapsht 35 vjet, kur e pashë Alekon për herë të parë në skenën amatore të Maliqit. Qe aktor dhe regjisor njëkohësisht. Lozte lirshëm, me një të folur të natyrshme e plot kolorit krahinor. Edhe pse vinte i imët, i hollë e i gjatë, ai e mbushte skenën me figurat që krijonte, me detajet e gjestet e këndshme dhe me atë të folur karakteristik që u shkonte aq shumë personazheve që interpretonte. Si partnere kishte zgjedhur një aktore-amatore fort të bukur (edhe ajo e gjatë, tërheqëse e plot kolorit korçar), e cila punonte si centraliste telefonike në Postën e Maliqit dhe që më pas do të bëhej bashkëshortja e tij, doemos edhe një partnere e përjetshme e skenës…E, si për “gen trashëgimie”, do të shtohej si partner edhe i biri: shtatlart e i shëndetshëm, me një zë të fuqishëm e me ngjyrë, si edhe me atë “vis comika” aq të domosdoshme për skenën e komedisë dhe të estradës.

    Një treshe e përkryer artistësh.
    Aleko Prodani ishte një aktor brilant për komedinë. Ato 200 role që ai interpretoi në skenë, në film e ne ato koncerte të panumërta të Vitit të Ri, me mikun e tij të pandarë Koço Devole, janë mbi 200 fytyra njerëzore, portrete, përherë të këndshme, të “ngarkuara” me një humor mbreslënës. Shumë i natyrshëm, origjinal, ishte ai në ekranin e kinemasë dhe të televizionit, por në skenën e komedisë ishte edhe me sugjestiv.

    Ai qe një nga aktorët që nuk e “loznin komedinë”, që nuk e kërkojnë të qeshurën me truke e grimaca teatrale…Ai e jetonte figurën komike në brendësinë e vet, hynte në hallin që kishte personazhi dhe e përcillte atë me seriozitet. Komiciteti lindte kësisoj vetvetiu. Buronte nga të vetëndjerit e personazhit, që ishte gjithmonë i besueshëm, me një shkallë të lartë vërtetësie. I mrekullueshm në improvizimet e befasishme e me plot detaje të holla, kur ti nuk e prisje fare atje në sallë, i përpirë nga tragjizmi i brendshëm i karaktereve që interpretonte dhe që e shtynin natyrshëm drejt komicitetit organik! Shumë herë “i papërmbajtshëm”. Regjisorët i’a hiqnin “fillin e komandës” dhe “frerrin ” e përmbajtjes së figurës, Gëzonte vyrtytin e krijmit të lire! Po vokali i tij , si qe? Po aq i mrekullueshm. Një zë melodjoz, i ngrohte e pa stonaturë, që t’a kishte ënda ta dëgjoje e që e kthenin atë në një kupletist e parodist të përkryer për skenën e estradës!

    Për të gjitha këto,- mund të themi se: në radhën e komikëve të mëdhenj të skenës shqiptare, siç janë Mihal Popi, Pandi Raidhi, Nikolin Xhoja, Viktor Gjoka, Tano Banushi, Robert Ndrenika, Roland Trebicka, Koço Devole e të ndonjë tjetri, shtohet edhe emri i ALEKO PRODANIT. No Coment!

    Tashmë, kur Aleko Prodani na mungon në skenë e nuk jeton më, mund të flasëh edhe për atë të vërtetë të pamohueshme: edhe me një rol të vetëm, të “qëndisur ” me merak,si ai i ZYLOS së Dritëro Agollit, Aleko Prodani do të mbetet i madh si aktor, gati i pakrahasueshm në natyrën e tij.

    Është e trishtueshme të mendosh se vlerat e njeriut- artist, mund t’i prekësh (më së shumti) e t’i vendosësh në vëndin e duhur vetëm pas ndërrimit të jetës. Jo pse ato nuk “duken” në një kohë kur Alekoja e jepte veten në skenë me tepri, nga roli në rol, porse, që të gjitha rolet e tij, aq të thjeshta në dukje, shtriheshin në përditshmërinë e jetës, midis figurash të portretizuara natyrshëm, për të gjithë ne…

    Ato përfaqësonin tipa me profile të caktuara, por edhe ai vetë, Alekoja, qe një aktor i lindur, fin, tërheqës dhe me një kulturë vetiake të rrallë, pa e krryere dhe ky shkollën e lartë të aktrimit,-si të gjithe ata që përmendëm më lartë,-të cilët jo vetëm që vendosën “gurët e themelit” në artin tonë skenik e kinematografikë, po edhe dritësuan TALENTIN E “VULËN” E TYRE!

    Qysh atëhere, kur në kënetën e Maliqit , po “çelte” jeta, pasi kishte shpërthyer epidemia e malarjes dhe, publiku i mjeruar i asaj ane, do të ngazëllehej kur e shihte në skenë Aleko Prodanin, gjithmonë befasues,spontan, me një komunikim tepër të ngrohte, -gje që bëri ta tërheqë “Estrada e Ushtarit” menjëherë. E, prej andejë do të zbriste përsëri në “trevën” e tij , po jo më në Maliq , po direkt e në skenën profesioniste të estradës e të teatrit. Me një shkëlqim të jashtzakonshëm, sa hypte në skenë, me të qeshurat e turmës, në një paraqitje shumë të thjeshtë, sikur qe në rrugë, midis shokësh e miqësh, pa u munduar fare “të lozte” personazhin, me sensin e tij artistik, me një zhvillim korrekt të natyrshëm, derisa vinte tek batuta fundore “me krypë”, që e thoshte me një natyrësi të rrallë.

    Fati e solli që, ky aktor si i “rrënë nga qielli” , të bjerë në duart e nje regjisori profesionist , të një game të lartë mjeshtërie, sikundër qe Pirro Mani, i cili me komedinë e Grekut Saqellarios dhe me një aktor si ky, të mëvetshëm, që vinte nga Këneta e Maliqit, thurri një shfaqje të jashtzakonshëme: ” Zonjusha 39 vjeçe”, ku Aleko do të hynte “brenda rrobave e shpirtit” të njëfarë Thimaqi, me plasticitetin e një profesionisti, për t’a “plasur së qeshuri” spektatorin korçar…Pastaj do të vinin edhe dy komedi te tjera, prej fqinjëve jugor: “O Deputet, O Gënjeshtar” , nga Psathai e dhe “Hipokriti” nga Papadhopullo, me të cilat i shtoi vetes edhe dy role të tjetra komike brilante: atë të Dhorit Deputet dhe , tek tjetra, rolin e Andreas, Hipokritin e stërholluar, të “lyer me vaj e me uthull”-sikundër thonë për tipa të tillë..

    Njeriu -Artist Aleko Prodani, kishte lindur në kohë lufte, më 19 të majit të vitit 1942, pë t’u larguar në kulmin e karrjerës së tij të mrekullueshmer, fare papritur, tamam si në një ëndërr, duke e “vulosur” përfundësisht talentin e tij shpërthyes , më 2 maj 2006.

    Përmes entusiazmit të spektatorëve, të rrëmbyer nga e qeshura burimore, po prej tij, në shfaqjen e komedisë së Dario Fos:”Tre burra për një grua”, të atij nobelisti Italian, që sillte nga jeta e përditshme e basifondeve italiane, ngjarje e karaktere tragji-komikë, me profilin e vet te papërsëritshëm, ku energjia pa anë e fund e interpretimit të tij virtuoz, do të pikaste atë befasi të dhimbshme, kur ëndrra mbaron e aktori “rrëzohet”, duke interpretuar peronazhin në gjininë e vetvetes, me të qeshurën në buzë e me shpirtin ndër duar, nga ana e publikut të elektrizar e të ngrirë atje në sallë, prej befasisë që shkaktojnë ëngjëjt kur vijnë së larti dhe e marrin ëngjëllin e tyre, që u dehet atje ne qiell!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.