Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Zonat e mbrojtura me fluks turistësh, Korça ndër më të vizituarat

    September 11, 2026

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Biletat Finlandë-Shqipëri, nis shitja për sfidën në Helsinki

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    UEFA dënon FSHF-në

    Aktualitet June 18, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    UEFA ka gjobitur me rreth 40 mijë euro FSHF-në për shkak të sjelljes së tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Italisë.

    Sipas deklaratës nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është gjobitur me 37,375 euro nga UEFA për incidentet e ndodhura në fushë. Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në deklaratën për mediat, FSHF shkruan:

    Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.

    Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.

    Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

    FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në EURO 2024, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.

    Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

    Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

    Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.

    Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.

    Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

    Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Euro 2024 FSHF Kombëtarja_Shqiptare
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Zonat e mbrojtura me fluks turistësh, Korça ndër më të vizituarat

    September 11, 2026

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Biletat Finlandë-Shqipëri, nis shitja për sfidën në Helsinki

    September 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Zonat e mbrojtura me fluks turistësh, Korça ndër më të vizituarat

    September 11, 2026

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Biletat Finlandë-Shqipëri, nis shitja për sfidën në Helsinki

    September 11, 2026

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zonat e mbrojtura me fluks turistësh, Korça ndër më të vizituarat

    September 11, 2026

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.