Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Flet prokuroria e Korçës, ja përse akuzohen policët e korruptuar

    Korçë July 4, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përfituan mbi 500.000 euro me fatura fiktive në kuadër të operacionit FRONTEX, Prokuroria Korçë kërkon masa sigurie për 17 punonjës policie e përfaqësues tregtarë. Njoftimi i plotë.

    Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u pezulluan nga detyra me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ 19 persona, 17 prej të cilëve punonjës të policisë së shtetit, dy prej tyre në sektorin e financës në stacionin e Policisë Kufitare në Kapshticë. Ndërkohë që dy të tjerë, përfaqësues të subjekteve tregtare janë nën hetim për Veprën Penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vijim të hetimeve dy vjeçare të kryera në kuadër të procedimit penal nr.32 të vitit 2022 nga Prokuroria e Korçës, rezultoi se punonjësit e policisë të cilët shoqëronin në kuadër të sigurimit të kufijve të gjelbër punonjësit e policisë të vendeve të tjera (FRONTEX), kanë kryer falsifikim të faturave tatimore për fjetje në hotel dhe ushqim.

    Nga hetimet rezultoi se për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur, punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574,320 euro, prej të cilave 452,480 euro për punonjës të strukturave të tjera të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121,280 euro për punonjës të DVKM Korçë.

    Nëpërmjet faturave fiktive, të ndihmuar dhe nga subjektet tregtare, këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX, janë të akomoduar në shtëpi me qira të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Euro në muaj për 3-4 persona të akomoduar ose vendbanimin e kishin në Bashkinë Devoll.

    Sa më sipër me kërkesë të Prokurorisë Korçë, Gjykata e Shkallës se Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vendosi:

    B.T. Asistent në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
    A.J. Asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    A.M. Asitent në zyrën ndihmëse në DVP Elbasan, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    Sh.A. Shef Sektori në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Departamentin per Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    E.M. Specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    E.S. Trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    S.H. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    A.I. Specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    E.D. Ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    M.M. Trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    D.B. Ndihmës specialist, kontrollor: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    D.M. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    E.A. Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    G.H. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    L.XH. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    M.A. Specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    F.M. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    D.A. Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    A.I. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
    A.Th. Përfaqësues i subjektit tregtar me Hotel Valendina, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K.Penal; dhe
    G.Ç Përfaqësues i subjektit tregetar Genci Petrol, Bilisht, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 I K.Penal.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë Lajm policie Prokuroria Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.