Çfarë punë bëni? A keni studiuar fort dhe më në fund po bëni punën e ëndrrave? Punoni ne bankë? Në administratë? Punoni aty ku dëshironi? A jeni të kënaqur me pagën? Jo?!
Këtë nuk mund ta thotë një punojës lavazhi, i cili në Shqipëri kërkohet me rrogën 1.2 milion lekë.
Po po, mund ta rilexoni dhe njëherë. 1.2 milion lek për një punojës lavazhi.
Kjo foto është shkrepur sot në një lavazh në kryeqytet, pasi pronari vuan për mungesën e djemve të rinj për të punuar.
Jashtë kamerave, ai flet për Kolibri.al se puna në lavazhin e tij është 8 orarshe, ofron drekën madje dhe të djelën falas.
Sipas tij, largimi i të rinjve në emigracion dhe mungesa e të rinjve për punë ka sjellë që paga për një lavazhier të jetë as më pak e as më shumë se 1.2 milion lekë.
Tani mendohuni, është koha të kërkoni rritje rroge?


