Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Si u dogj Voskopoja, qyteti më i madh në Ballkan! Rrëfim nga Anton Falo!

    Aktualitet July 19, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Blegtorët e parë nomadë lanë një zjarr të madh në vjeshtë dhe e gjetën përsëri të ndezur në pranverën e ardhshme. Bënë kryqin të menduar, e pleqëruan të gjithë së bashku këtë mrekulli dhe vendosën të ngrinin një vakëf në vendin e dëshiruar: Shën e Premte.

    Kjo ishte dita e themelimit së Voskopojës së hershme. Këtu do të qëndronin përgjithmonë”, kjo është legjenda që ka shoqëruar krijimin e qytetit më të vjetër ballkanik prej vitit 1330, sipas kujtimeve të Dhori Falos, historianit më të njohur të zonës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kur bëhet fjalë për destinacione turistike, padyshim që Juglindja të ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh por këtë herë Dritare Tv vendosi të udhëtonte drejt Voskopojës. Voskopoja, prej vitesh ka ditur si të zhvillohet dhe të jetë “pika e nxehtë” e gjithë krahinës, në çdo stinë. Vetëm disa kilometra larg qytetit të Korçës, ky fshat turistik, të fton ta njohësh cep më cep, s’ka si të jetë ndryshe, pasi shumë vite më parë Voskopoja fshihte një qytetërim të tërë me mbi 30 mijë banorë. Voskopoja ishte qendër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330, ku u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane, u themelua Akademia e Re, jetimore, e para në botën post-bizantine, spital si dhe 30 kisha unikale.

    Por fati e donte që ky qytetërim mos të zhvillohej, por të digjej, plaçkitej, nga luftërat apo tërmetet, duke humbur institucionet më të rëndësishme që ishin ngritur në Voskopojë.
    Nga ajo lavdi e së shkuarës, sot mund të admirohen Manastiri i Shën Prodhromit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Shën Athanasit, Kisha e Shën Kollit, Kisha e Shën Gjergjit, apo objekte të tjera që mbartin vlera të larta arkitekturore, kulturore e fetare. Voskopoja, është gjurmë e së shkuarës, që tregon se nuk i mjaftoi pasuria kulturore që kishte, për ta mbajtur në këmbë si qytetërimin më të lashtë në Ballkan.
    Ky fshat u dogj në mënyrë barbare, tregon Anton Falo, banor i një ndër familjeve më të vjetra të këtij fshati, njëkohësisht edhe djali i profesor Dhori Falos, njeriu që i fali gjithçka Voskopojës së tij.

    Zoti Falo tregon largimin nga Shqipëria, mohimin e të drejtës për t’u arsimuar, jetën si emigrant dhe më pas kthimin për të ngritur një resort turistik në Voskopojë, për të ruajtur shtëpinë e babai të tij.

    “Voskopoja para 300 vitesh ka qenë nga më të mëdhenjtë në Ballkan, me 30 mijë banorë. Prodhonte pullën dhe paranë e saj, kishte punishte bakri e floriri, por u dogj tre herë. Tani ka ngelur një fshat me afërsisht 500 banorë. Voskopoja tërheq shumë turistë, jo vetëm për historinë, klimën, natyrën e bukur por edhe për hir të traditës që ka. Gjithë Shqipëria e pëlqen Voskopojën pasi është një fshat me shumë tradita dhe mjaft mirëpritëse”, tregon zoti Falo.

    Zoti Falo ishte entuziast kur tregonte për vendlindjen e tij, ndonjëherë edhe i ndrojtur se mund të bënte gabim, me provat e historisë, që babi i tij i ka gdhendur mjaft mirë në librin e tij, kushtuar Voskopojës, “Tragjedia e një qyteti”.

    Pasi na tregoi për sheshin ku mblidhen banorët, zoti Falo, më tutje foli për kishat e mrekullueshme, që ruhen me aq fanatizëm. Por historia e Voskopojës nuk fshihet vetëm këtu, ka plot e plot, por megjithatë, zoti Falo edhe pas disa orësh xhirime, ishte po aq entuziast për të rrëfyer.

    “Voskopoja nuk është legjendë, emri i saj daton herët, dhe këtë sot e tregon rruga e themelimit të fshatit të parë, pranë kishës së Shën e Premtes në shekullin e XIV-të, deri në shkatërrimin e tij në fund të shekullit të XVIII-të”, tregon zoti Falo.
    Me të drejtë teksa sodisnim çdo rrugicë dhe sokak të Voskopojës, të lind pyetja: Kush i ka ndërtuar? Ç’njerëz kanë jetuar këtu? Të lumtur apo të mjeruar?
    Por menjëherë të gjitha këto brenga brenda vetes shuhen, kur sheh para syve, çatitë të mbuluara me plloça, mure të larta, kolona të gurta, dritare të shumta me hekura apo mijëra oborre të stolisur me pemë dhe gjelbërime.

    Por sërish pyet; Si ishte ky qytet?

    Teksa preknim pikat kyçe të këtij fshati, vija re, ujin e kulluar në çezmat e fshatit, që përdorej për të pirë ujë, kalldrëmet e vjetur, rrugët e përpjeta dhe lagjet, që janë autentike ashtu siç u ndërtuan dekada më parë.

    Çezma më e veçantë që frekuentohet më shpesh nga turistët është “Çezma e floririt”, që padyshim ajo që e veçon është legjenda!

    “Kjo çezmë, ka legjendë dy të rinj të dashuruar. Ende dhe sot rëra e saj ndrin si flori, ashtu si stolitë e vajzës që ranë në këtë vend”, tregon zoti Falo.

    Për një të ri, historia e Voskopojës dhe qytetërimi i saj, njihet pak, ndoshta sepse gjërat e reja po i zënë vendin të vjetrës, duke injoruar pa dashje personalitetet që ka “fshehur” kjo perlë e Juglindjes. Kur dëgjon sot këtë rrëfim të Voskopojës, mos thuaj “na ishte njëherë një qytet”, por shko vizitoje, mëso, lexo, tako ata që e mbajnë në këmbë këtë zonë turistike, dhe do të shohësh se në çdo cep po të flet një qytetërim i lashtë!
    Voskopoja, me çatitë e gurta!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.