Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me mësues të rinj për të prezantuar programin e kredive me interes zero, i cili për herë të parë këtë vit përfshin edhe sektorin e arsimit. Ky program është një hap i rëndësishëm në mbështetje të profesionistëve të sektorit arsimor dhe synon të përmirësojë kushtet e jetesës për mësuesit. Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e zgjerimit të programit të kredive me interes zero, duke përfshirë mësuesit, si një hap të natyrshëm pas mbështetjes së filluar vitin e kaluar për kategori të tjera profesionistësh.
Më pas, një komision do të vlerësojë dokumentacionin sipas një pikëzimi, duke vlerësuar mësuesit që punojnë në një largësi të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre, apo mësuesit ku të dy bashkëshortët janë në profesionin e mësuesit, të cilët pritet të kenë më shumë prioritet. Ministrja theksoi se ky program është një motivim edhe më i madh për të rinjtë që të zgjedhin mësuesinë, e cila tashmë është një profesion me një pagë dinjitoze dhe me mundësi përfitimi nga programe të tjera mbështetëse.


