Skënderbeu luajti miqësoren e radhës në shtëpi, këtë herë ndaj skuadrës nga Kategoria e Parë, Besa e Kavajës.
Sfida e zhvilluar në qytetin e Korçës përfundoi në barazim 1-1.
Ishin korçarët që kaluan të parët në avantazh me anë të Bismark, i cili është kthyer në një “bomber”, pasi shënon për të dytën ndeshje radhazi. Në krahun tjetër, Besa e gjeti golin e barazimit me ish-kapitenin e korçarëve, Erlis Frashërin që shënoi një supergol.
Ky ishte dhe goli vendimtar në këtë sfidë. Qendërmbrojtësi Frashëri vulosi rezultatin final me atë gol të shënuar në mesin e pjesës së parë.