Qarku i Korçës është ende “i pastër” nga “Ethet e Nilit” të cilat kanë shkaktuar edhe viktima në Shqipëri.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë person të identifikuar me këtë virus.
Nga ana tjetër mjekët bëjnë thirrje që asnjë simptomë të mos anashkalohet dhe çdo person i dyshuar të marrë mjekim pranë doktorit të familjes apo paraqitet pranë urgjencës së spitalit.


