Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça “në rethim”, ja rrugët që do bllokohen

    Aktualitet August 13, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Korçës, plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë Festës së Birrës

    Më datë 14.08.2024 deri më datë 18.08.2024, në qytetin e Korçës, në ambientet e brendshme të terminalit të autobusëve, në lagjen nr. 17, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi “Festa e Birrës”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj kanë marrë një sërë masash për garantimin të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes, menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore, parandalimin e krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedentë kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta me Policinë Bashkiake.

    Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të terminalit, nga ora 18:30 deri në orën 01:00.

    Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara për parkim nga bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

    ✅Gjithashtu, do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

    Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.

    ☑Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit/kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, si dhe të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.

    Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe Ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

    Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit iu siguron reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026

    Shqipëria U-21 fiton 3-1 ndaj Kosovës në Lojërat Mesdhetare

    August 25, 2026

    Teknologjia Storm Shadow kalon te Ukraina nga Britania e Franca

    August 25, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Rama nga Pogradeci: Protesta qytetare na sfidoi, jo opozita

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.