Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Bismark shpëton Skënderbeun dhe synon titullin kampion

    August 24, 2026

    Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

    August 24, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec, zbardhen diskutimet 7-orëshe të Ramës

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vrasja në Pogradec, Karamuço: Policia nuk ka pasur qëllim fshehjen e ngjarjes. Prokuroria, gafë me rikualifikimin e veprës penale

    Kronikë August 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se policia nuk ka pasur si qëllim fshehjen e ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe.

    Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se kamerat e sigurisë janë në duart e policisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas Karamuços, prokuroria ka bërë gafë të rëndë, duke rikualifikuar veprën penale nga “vrasje me dashje”, në vrasje nga pakujdesia”.

    “Për mua, nga të gjitha informacionet që kanë ardhur, qoftë në rrugë zyrtare, qoftë nga dëshmi të personave të tjerë, di të them që policia në asnjë moment nuk ka pasur si qëllim fshehjen e kësaj ngjarjeje, për vetë faktin se edhe vetë referimin e ka bërë korrekt. Për mua, nëse do të dalin rrethana dhe fakte të tjera nga ato që do thuhen në dëshmi, do të aplikohet një tjetër vepër penale, jo “vrasje me dashje”, por “shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunës”, që në rastin e humbjes së jetës së personit, shkon deri në burgim të përjetshëm.

    Por është shumë shpejt për ta thënë këtë. Ka ende dëshmi kontradiktore që duhen zbardhur nga ana e një e prokurorie, e cila deri tani është me karton të verdhë. Ka bërë një gafë shumë të rëndë, mënyrën sesi e ka ndryshuar, rikualifikuar nga referimi i policisë, veprën penale. Në rastin e parë, është përgënjeshtruar totalisht ajo që u tha, nuk e di pse ka pasur shumë dezinformacion.

    Kamerat e sigurisë janë të plota në duart të policisë, qoftë të lokalit dhe të marketit, ka parë të gjithë ngjarjen, janë të administruara në dosjen e prokurorisë. Policia ka çuar edhe ekspertë nga Tirana për të parë dhe verifikuar të gjitha pamjet filmike..

    Nga ana tjetër, policia ka bërë referimin, ka bërë negocimin, sepse autori ka qenë për t’u arratisur. Ai u dorëzua më në fund. Mendoj që policia, me aq sa janë informacionet deri rani, nuk ka bërë ndonjë veprim që të dyshoj, që të shikojë nëse ka arbitraritet apo fshehje të provave”, theksoi ai.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mbledhja në Pogradec, Rama zbulon pikat e sezonit të ri politik

    August 24, 2026

    Gjendet thika e përdorur në vrasjen e turistit në Ksamil

    August 24, 2026

    Aksident me dy mjete lundruese në Koman, plagosen pesë turistë

    August 20, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Bismark shpëton Skënderbeun dhe synon titullin kampion

    August 24, 2026

    Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

    August 24, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec, zbardhen diskutimet 7-orëshe të Ramës

    August 24, 2026

    Stadiumi i Korçës: Bashkia tenderon 2.8 milionë lekë për riparime

    August 24, 2026

    Mbledhja në Pogradec, Rama zbulon pikat e sezonit të ri politik

    August 24, 2026

    Zjarr në Ujin e Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë bizneset

    August 24, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Bismark shpëton Skënderbeun dhe synon titullin kampion

    August 24, 2026

    Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

    August 24, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec, zbardhen diskutimet 7-orëshe të Ramës

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Korça me bilancin më negativ në vend: 265 vdekje më shumë se lindje

    August 18, 2026

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.