Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele pranë tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke vënë në rrezik bizneset dhe hoteleritë me cilësi akomoduese që ndodhen pranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë të mbuluar me pisha dhe bredha, duke krijuar një situatë shqetësuese për shkak të dendësisë së bimësisë.
Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe vështirësitë në terren
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për marrjen e situatës nën kontroll. Ndërhyrja e efektivëve po vështirësohet ndjeshëm nga relievi i thyer dhe përhapja e shpejtë e flakëve nëpër pemë.
Autoritetet po vijojnë monitorimin e afërt të hapësirës për të parandaluar depërtimin e mëtejshëm të zjarrit drejt zonave të banuara dhe objekteve tregtare pranë. Deri në këto momente, shkaqet e shpërthimit të vatrës së zjarrit mbeten ende të paqarta.


