Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës mesditën e sotme
Burime zyrtare bëjnë me dije se riaktivizimi i tyre ka qenë i madh edhe në kushte kur shumë forca janë të angazhuara për mbajtjen në kontroll të flakëve pas ndërhyrjes dy ditë me radhë të avionit rumun
Duket se temperaturat e larta dhe era që fryn në lartësi ka sjellë një riaktivizim të menjëhershëm të vatrave të zjarrit që kane përfshirë një sipërfaqe jo të vogël të pyllit me ha.
Me situatën e krijuar autoritetet lokale kanë marrë edhe njëherë kontakt me drejtorinë e emergjencave civile për të rikthyer edhe njëherë tjetër ndërhyrjen nga ajri


