Prej baltës erdhëm nën frymën që fryu i madhi Zot; e na frymoi për të qenë njerëzorë! Nga balta lindi ena; ku etja për tu shuar kish nevojë përpos duarve e grykës! Nën baltë pjekur u ngritën ngrehinat që me dashuri brenda tyre morën jetë familje! Prej baltës u përjetësuan portrete; imazhe e shtatore për të qenë “si të gjallë” e njerëzorë!
Nën baltë u ngrit çdo dorë hedhur për zhul mbi trupa e shpirtëra për ta shëmkosur atë që mllefi i pa aftësisë; metastaza e inferioritetit dhe hijena e xhelozisë “këllkun” që kërcet nga mbledhja grushtet baltosëse drejt e në fytyrë drejt e në shpirt; shëmkos; vrrehëros; lë shenjë!
Sapunisja si akt shërimi prej saj është vetëm një: dinjiteti! Higjena e talentit; zotësisë; shkëlqimit nën bekim që ashtu si fryma që fryu për të dhënë jetë; Zoti fryn diku edhe tek disa talent!
Balta si bekim! Balta si mallkim!
Tek Zoti dhe të Zotit! Unë zgjedh të parën! Me të; përballoj të dytën!
Faleminderit Zot!
(Foto e shkrepur nga unë sot; kur një flutur më shoqëroi e u ul mbi lulet e kopështit në sheshin e qytetit tim.)


