Aksidentoi 4-Vjeçarin në Korçë, Policia Proçedon Drejtuesin e Mjetit
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë të ditur se ka proçeduar drejtuesin e mjetit, shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, i cili aksidentoi një 4-vjeçar në lagjen nr. 8. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Incidenti ndodhi ndërsa i mituri po kalonte rrugën me nënën e tij, kur u përplas nga automjeti i drejtuar nga 41-vjeçari. Aktualisht, 4-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, për një aksident rrugor në lagjen nr. 8, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Me automjetin që drejtonte, 41-vjeçari ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugen, me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


