1067 mamografi janë kryer në Korçë gjatë muajit tetor, i cilësuar si tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Nada Nasto, Shefe e Kujdesit Shëndetësor Parësor Korçë thotë se nga viti në vit, vihet re një rritje e ndërgjegjësimit për kryerjen e mamografisë, si një mënyrë për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje
NADA TËRPO Shefe e Kujdesit Shëndetësor Parësor
Nasto shton se gjatë maujit tetor, u rrit dhe fasha orare për kryerjen e mamografisë dhe poliklinika ka qëndruar hapur deri në orën 20:00 në mbrëmje ndërsa shërbimi është ofruar edhe të shtunave. Kanceri i gjirit renditet si shkaktari i parë e vdekjeve tek femrat.
Angazhimi në aktivitete fizike, ruajtja e një peshe trupi normale si dhe ushqyerja e shëndetshme, ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundje


