Sasia më e ulët e prodhur me bimë medicinale këtë vit, ka bërë që çmimi i tregtimit të tyre të pësojë rritje. Fermeri Gjergji Çibuku thotë se në Qarkun Korçë këtë vit është prodhuar më tepër dëllinjë e zezë, mollë e egër, qumështore e rrënjë qumështore si dhe mëllagë e bardhë të cilat shkojnë për tregun europian.
Grumbulluesit dhe tregtuesit e këtyre bimëve ju këshillojnë fermerëve të rinj që t’i dedikohen këti sektori pasi tregu i shitjes është i garantuar dhe të ardhurat që sigurohen janë mëse të kënaqshme.
Bimët mjekësore të kultivuara në Qarkun Korçë eksportohen të papërpunuara, ndërsa mund të përdoren në industrinë ushqimore për çajra bimorë, në përgatitjet ushqimore të ndryshme, në formën e erzave për gatim, si ekstrakte për vajra esenciale, apo në industrinë e pijeve, produkteve të shëndetësisë, kozmetikës dhe parfumeve.


