Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’

    Aktualitet January 29, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komedia është mbase zhanri më i preferuar për t’u parë nga publiku dhe rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar, ende sot i ruan një komedi: Pallati 176.

    Para viteve ’90-të, komedia, ashtu si dhe dramaturgjia në përgjithësi kanë shërbyer si mjet propagande në duart e pushtetit, por, fatmirësisht, propaganda e kishte të vështirë të ndërhynte te komedia e huaj apo ajo klasike, gjë që bëri që në vend të kishte një lloj lirie dhe sot, suksese të trashëguara në këtë drejtim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mjafton të përmendim shfaqje si “Nata e dymbëdhjetë” e realizuar nga regjisori Piro Mani, por edhe komedi të tjera që kanë pasur sukses në skenën e Teatrit Popullor të asaj kohe dhe në skenat e teatrove të qyteteve të tjera, si: “Këshilli i ndrikullave” nga Sheri Mita vënë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës (në interpretimin e Tinka Kurtit dhe Tano Banushit), shfaqje si “Kartela e verdhë” apo “Lojtari i 10-të” të Haxhi Ramës në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe shumë të tjera.

    Në ato vite, harta e komedisë shqiptare fuqizohej së shumti nga estradat e rretheve. Veç të tjerash, në rrethe ka pasur edhe një Festival Kombëtar të Estradave.

    Nga kjo traditë e krijuar në teatrot shqiptare, më pas u krijua edhe tradita e varietesë televizive, që vinte për spektatorin në televizionin publik dhe më pas u bë një element i pashmangshëm i jetës kulturore dhe familjare të shqiptarëve. Kjo variete televizive vinte çdo të shtunë në ekran, ndërkohë që nata e Vitit të Ri ishte momenti kulmor i estradave të rretheve, që shfaqeshin me performancat e tyre.
    Por, komedia ishte prezente edhe në kinemanë shqiptare.
    Vitet ’90-të do të shënonin një ndarje thelbësore përsa i përket zhanrit të komedisë në vend.

    Pas viteve ’90-të gjithë kjo strukturë dalëngadalë u zhbë: estradat u shkrinë, Kinostudioja “Shqipëria e Re” nuk arriti të ruante hapin e kohës dhe po ashtu u shkri, por nga ana tjetër, dalja e televizioneve të reja private solli disa fenomene të reja televizive, siç ishin kabaretet televizive.

    Në këtë kohë zunë fill edhe kompanitë e para teatrore, si PubliMedia apo Oaz, të cilat në një periudhë tranzicioni, duke dashur edhe të thithin më tepër publik, lëvruan komedinë.

    Në atë kohë, 90 përqind e të ardhurave të biletave në teatër iu kalonin aktorëve, gjë që solli prezencë më të shprehur të komedisë në repertorin e teatrove, por që pati edhe pasoja negative, pasi etja për të tërhequr më shumë spektatorë, shpesh ishte në dëm të parametrave profesionalë dhe përmbajtësorë të veprave që viheshin në skenë.

    Megjithatë, komedia asnjëherë nuk e ka humbur terrenin e saj dhe vëmendjen e publikut.

    Gjithë ky investim në televizionet private krijoi një plejadë të re artistësh, që janë vazhdues të traditës më të mirë të humorit shqiptar.

    Por shpesh, komedia akuzohet edhe që shkon në vende, ku etika nuk është fort e pastër.

    Humori i ashtuquajtur ‘banal’ pas viteve ’90-të, shpesh u gjykua edhe më ashpër, duke qenë se Shqipëria dilte pas një periudhe izolimi dhe ishte një shoqëri tepër moraliste.

    Nga ana tjetër, nuk mund të rrimë pa vërejtur se humori pas ‘90-ës ka shërbyer shumë edhe si element satire për fenomene të ndryshme, që më parë as guxohej të prekeshin, duke e ndihmuar shoqërinë që të shohë disa fenomene, qoftë dhe historike, që të dalin nga konteksti i mitizimit.

    Ndërsa për regjisorin Kiço London, shpesh, spektaklet televizive hedhin në erë teatrin dhe komedinë e vërtetë.
    Altin Basha, regjisor i shumë shfaqjeve teatrore, por edhe regjisor i formateve televizive, si “Portokalli”, “Fustanellë”, “Koshere” etj., vëren se në bazë të përvojës së tij, publiku kupton në mënyrë instinktive pse e bën humorin, si dhe mesazhin e tij. Por, skenari duhet të zbatojë patjetër disa parametra të panegociueshëm

    Romir Zalla flet paralelisht edhe për komedinë që bëhet në Teatrin Kombëtar. Sipas tij ndodh një keqkuptim që kur vihet në teatër një komedi e keqe, gjëja e parë që u vjen njerëzve në majë të gjuhës është bërë si Portokalli.

    Në ditët e sotme sipas tij vihet re një qasje drejt komedive bulevardeske apo limonadë, gjërave që ecin shpejt e nuk të bëjnë të mendosh shumë, por vetëm të argëtohesh. Sipas tij, kjo komedi komerciale ka pjesën e vet, por nuk ka pse ta dominojë skenën teatrore dhe komeditë klasike nuk duhet të mungojnë.

    Vitet e fundit, në hapësirën shqiptare është bërë mjaft popullor zhanri i stand- up komedisë, një zhanër i vështirë sipas Zallës, pasi është individual dhe duhet të përballesh i vetëm me një presion goxha të madh.

    Deri diku i keqkuptuar edhe ky zhanër, që sot po lëvrohet shumë nga të rinjtë, sipas Zallës duhet pasur parasysh që jo çdo gjë është stand-up.

    Ata që bëjnë stand-up komedi duhet të kenë parasysh se ka një diferencë mjafgt të madhe midis të bërit për të qeshur dhe të bëhesh qesharak.

    Stand-up i flet drejtpërdrejt publikut dhe suksesi i tij varet nga interesi që ka publiku përballë teje dhe kërkon përshtatje të temës.

    Ndërkohë, Zalla vëren se është mjaft interesante të vemë në dukje se publiku që ndjek më shumë teatrin dhe komedinë është ai femëror.

    Për Zallën, një problematikë në ditët e sotme është ajo e sallave, në mënyrë që aktorët të krijojnë një marrëdhënie të përhershme me publikun. Sipas tij, diçka e tillë nuk po arrihet dhe aktorët janë në lëvizje.

    Ndërkohë që sfidat edhe për komedianët dhe artin e komedisë janë të shumta një gjë që mund ta themi me siguri është se komedia nuk do të jetë kurrë jashtë kohe dhe se e qeshura është ilaçi më i mirë për të gjithë e kudo.

    Në kohë veçanërisht të vështira, e padyshim edhe në ditët e sotme, komedia në të gjithë format e saj na jep shpresë. Humori dhe e qeshura na bashkojnë dhe e bëjnë jetën padyshim më të bukur dhe sfidat më të lehta për t’u kapërcyer.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.