Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Shpërthimi i bombolës në Lezhë, gjashtë persona të plagosur

    August 30, 2026

    UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzave për racizëm

    August 29, 2026

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu leksion Teutës, Studenti përmbys Elbasanin

    Korçë February 2, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me dy takimet e para të javës së tetë në Durrës dhe Tiranë dje ka nisur faza e dytë në Superligën e volejbollit për meshkuj.teutaNdeshja e parë ishte në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ndërmjet Teutës dhe Skënderbeut. Ndonëse në letër parashikohej një sfidë e ekuilibruar mes dy skuadrave të përforcuara ndjeshëm në merkato gjatë këtij sezoni, parketi foli tërësisht për korçarët.

    Skënderbeu u shfaq dominues në transfertë, duke fituar me rezultatin e pastër 0-3 në një përballje që zgjati 75 minuta. Skuadra e drejtuar nga Arben Prifti i vendosi menjëherë distancat, për ta fituar setin e parë bindshëm në shifrat 19-25. I ngjashëm ishte edhe seti i dytë, me miqtë që dikuan në lojë, duke e marrë me rezultatin 18-25, për të thelluar në 0-2. Teuta ishte e pafuqishme për të reaguar edhe në setin e tretë, me Skënderbeun që fitoi 17-25, duke hipotekuar edhe 3 pikët e para në kampionat për vitin 2025. Amrikani Tanner Woods me 15 pikë dhe Emanuel Driza me 11 udhëhoqën ofensivën korçare në Durrës. Për Teutën në dopio pikësh mbërritën braziliani Jorge Augusto Delfino De Paula, autori i 12 pikëve si dhe Renaldo Bushpepa me 10 pikë. Me këtë fitore Skënderbeu ruan pozitat në vendin e dytë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e pestë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Më tej në mbrëmje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” zbritën në parket Studenti dhe Elbasani. Kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-1 në një përballje që zgjati rreth 1 orë e gjysmë. Trajneri Kestrin Batalli e nisi me disa ndryshime në formacion ndaj një kundërshtari që paraqitej me vetëm 7 lojtarë dhe një libero në këtë takim. Studenti e kishte marrë me lehtë sa duhej ndeshjen dhe u befasua në setin e parë, me miqtë që fituan 20- 25.

    Megjithatë, më pas vendësit reaguan dhe nuk falën në tri setet e radhës, duke fituar thellë përkatësisht në shifrat 25-11, 25-18 dhe 25-14, duke siguruar edhe 3 pikët. Armando Gaxiri me 8 pikë ishte shënuesi më i mirë për Studentin, po kaq pikë realizoi edhe Erni Arapi për Elbasanit. Me këtë triumf Studenti klasifikohet në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Elbasani mbetet i fundit në kuotën e zero pikëve.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzave për racizëm

    August 29, 2026

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026

    Sherr me mjete të forta mes fqinjëve në Korçë, dy të plagosur në spital

    August 29, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Shpërthimi i bombolës në Lezhë, gjashtë persona të plagosur

    August 30, 2026

    UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzave për racizëm

    August 29, 2026

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026

    Sherr me mjete të forta mes fqinjëve në Korçë, dy të plagosur në spital

    August 29, 2026

    Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës në Maliq: Ja kërkesat

    August 29, 2026

    Vithkuqi i historisë, arsimit dhe natyrës në qarkun e Korçës

    August 29, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026

    Sherr me mjete të forta mes fqinjëve në Korçë, dy të plagosur në spital

    August 29, 2026

    Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës në Maliq: Ja kërkesat

    August 29, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Dëmtohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës

    August 26, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.