Një shtetas italian është vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare, pasi u kap duke drejtuar një automjet të dyshuar si të vjedhur.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin italian G. G., 51 vjeç, i cili po drejtonte një makinë që dyshohet se është vjedhur në Itali.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të çështjes dhe për të verifikuar nëse ky rast lidhet me një rrjet më të gjerë trafiku të mjeteve motorike.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin italian G. G., 51 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi drejtonte një automjet që dyshohet se është vjedhur në Itali.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


