Në frigoriferët e Qarkut Korçë ka ende sasi mollësh të ruajtura në gjendje shumë të mirë. Shtimi i kohëygjatjes së ruatjes së këtij fruti ka ardhur si pasojë e një sërë faktorësh, Së pari prej teknologjisë Smart Fresh të nstaluar në frigoriferë.
Përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkinë Devoll Ylver Bylykbashi thotë se ka ngelur pak sasi dhe shitjet kanë ecur mirë.
Bylykbashi thotë se nisur nga analiyat e kryera, cilësia e mollëve është e lartë dhe i përgjigjet kërkesave të konsumatorit ndërkohë shumë pak janë prekur nga kalbëzimi.
Qarku i Korçës prodhon rreth 120.000 ton mollë në vit, sasi e cila shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.


