Elbasani është pranë zonës Final Four. Në rast se fiton kundër Skënderbeut, diferenca do të ishte vetëm 3 pikë me Partizanin e vendit të katërt.
Dueli mes Elbasanit dhe Skënderbeut që kërkon pikë për mbijetesë, nis në orën 16:30.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
ELBASANI 0-0 SKËNDERBEU
NGJARJET KRYESORE
62′ Merlim largohet dhe i lë vendin Ramosit, në anën tjetër Lukuinjas merr vendin e Proscinskit.
60′ Alia kontrollon goditjen e Kasës.
57′ Dumfur merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me të kuq te Skënderbeu pas topit të prekur me dorë.
56′ Ndalet loja për lojtarët që agjërojnë.
50′ Xhoel godet në hyrje të zonës. Sfera përfundon jashtë.
46′ Pjesa e dytë nis me ndryshim tek Elbasani. Klevis Kasa merr vendin e Lulajt.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.
45+2′ Alia pret goditjen qëndrore të Qoses në zonë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu.
40′ Pretendime për penallti te Elbasani. Gjyqtari vijon lojën dhe pasi VAR-i merr pak kohë, loja vijon normalisht.
39′ Tjetër rast për Elbasanin. Këtë herë është Lajthia që nuk shënjestron si duhet kuadratin.
33′ Pozicion jashtë loje i Ze Gomeshit, i cili me Xhoel iu afrua golit. Në përfundim të aksionit, ishte anësori që sinjalizoi për pozicion të parregullt.
32′ Xhoel futet në zonë. Doka ndal goditjen e tij. Më pas është Lajthia që provon, por topi përfundon jashtë.
27′ Rast për vendasit. Mbrojtja e Skënderbeut tregohet e vendosur mirë kësaj here.
25′ Mbrojtja e Elbasanit sërish vendimtare. Ndalet goditja e Nikajt, e cila mund të ishte rrezik në zonën kundërshtare.
25′ Nikaj provon nga goditja e dënimit. Topi ndalet nga muri mbrojtës.
22′ Topi i gjuajtur nga Nasr në zonë nuk ka forcën e duhur. Abalora kontrollon pa problem.
20′ Skënderbeu qarkullon topin dhe provon të dalë kështu përpara.
14′ Shtylla shpëton Skënderbeun. Harkimi i Mustës nga këndorja mposhti portierin Alia.
12′ Lajthia provon gjithçka vetë. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. Minuta të mira për vendasit.
10′ Dalja e Alias pengon Xhoel që me shpejtësinë e tij u kthye në rrezik te zona kundërshtare.
6′ Ze Gomesh ndalet nga portieri Alia. Skënderbeu pranë golit.
5′ Sfida ka ritëm në minutat e para.
1′ Nis ndeshja në Elbasan.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Musta, Kasa, Lajthia, Ze Gomesh, Qose, Xhoel, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Skënderbeu: Alia, Prençi, Merlim, Proscinski, Nikaj, Nasr, Dumfur, Mustafa, Estrela, Doka, Zenullari
Trajner: Ernest Gjoka


