Elbasani është ndalur nga Skënderbeu, që ia doli të marrë 1 pikë me 10 lojtarë në transfertë. Sfida e javës së 28-të u mbyll me barazim 0-0.
Ky takim ishte mjaft emocionues dhe i pati të gjitha që nga fillimi i lojës dhe deri në fund. Travera dhe shtylla ndalën Elbasanin, që kërkoi me ngulm golin. Rasti kulminant i sfidës ishte penalltia, që u humb nga Musta në minutën e 77-të.
Në anën tjetër, Skënderbeu po ashtu iu afrua fitores dhe pse luajti me 10 lojtarë për rreth 40 minuta lojë. Kështu skuadra e Gvozdenoviç dhe Gjokës duhet të kënaqeshin me ndarjen e pikëve.
Pas kësaj jave, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 27 pikë. Në anën tjetër Elbasani afrohet dhe 1 pikë më shumë me Partizanin, që mbyll zonën e Final Four. Tashmë verdheblutë janë 5 pikë larg.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ELBASANI 0-0 SKËNDERBEU
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja me barazim 0-0.
90+1′ Alia largon topin e harkuar nga këndorja. Minuta emocionuese në fund.
90+1′ Qose largohet dhe aktivizohet Gava tek Elbasani.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
86′ Janaqi merr vendin e Nasr te Skënderbeu.
80′ Kasa nuk i beson syve. Gjuajtja e tij nga goditja standarde, ndalet nga traversa. Minuta të ndezura në Elbasan.
79′ Shtylla ndal Nasr. Pafat edhe te Skënderbeu.
78′ Arsen Kasa ndëshkohet me karton të verdhë.
73′-77′ Estrela prek topin me dorë dhe akordohet penallti për Elbasanin. Lila ndëshkohet me karton të verdhë. Musta humbet penalltinë, pasi shtylla i mohon golin.
73′ Diallo dhe Gjoni aktivizohen tek Elbasani, ndërsa largohet Xhoel me Ze Gomesh.
72′ Nasr nuk gjuan si duhet. Topi përfundon jashtë.
72′ Lila kërkon të befasojë me një harkim. Shokët e skuadrës nuk e kuptojnë dhe Alia kontrollon pa problem.
68′ Nasr provon brenda zone. Gjuajtja e tij përfundon jashtë. Skënderbeu provon të rrezikojë me anën e kundërsulmit.
67′ Aktivizohet Tsage dhe largohet Dros tek Elbasani.
62′ Merlim largohet dhe i lë vendin Ramosit, në anën tjetër Lukuinjas merr vendin e Proscinskit.
60′ Alia kontrollon goditjen e Kasës.
57′ Dumfur merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me të kuq te Skënderbeu pas topit të prekur me dorë.
56′ Ndalet loja për lojtarët që agjërojnë.
50′ Xhoel godet në hyrje të zonës. Sfera përfundon jashtë.
46′ Pjesa e dytë nis me ndryshim tek Elbasani. Klevis Kasa merr vendin e Lulajt.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.
45+2′ Alia pret goditjen qëndrore të Qoses në zonë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu.
40′ Pretendime për penallti te Elbasani. Gjyqtari vijon lojën dhe pasi VAR-i merr pak kohë, loja vijon normalisht.
39′ Tjetër rast për Elbasanin. Këtë herë është Lajthia që nuk shënjestron si duhet kuadratin.
33′ Pozicion jashtë loje i Ze Gomeshit, i cili me Xhoel iu afrua golit. Në përfundim të aksionit, ishte anësori që sinjalizoi për pozicion të parregullt.
32′ Xhoel futet në zonë. Doka ndal goditjen e tij. Më pas është Lajthia që provon, por topi përfundon jashtë.
27′ Rast për vendasit. Mbrojtja e Skënderbeut tregohet e vendosur mirë kësaj here.
25′ Mbrojtja e Elbasanit sërish vendimtare. Ndalet goditja e Nikajt, e cila mund të ishte rrezik në zonën kundërshtare.
25′ Nikaj provon nga goditja e dënimit. Topi ndalet nga muri mbrojtës.
22′ Topi i gjuajtur nga Nasr në zonë nuk ka forcën e duhur. Abalora kontrollon pa problem.
20′ Skënderbeu qarkullon topin dhe provon të dalë kështu përpara.
14′ Shtylla shpëton Skënderbeun. Harkimi i Mustës nga këndorja mposhti portierin Alia.
12′ Lajthia provon gjithçka vetë. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. Minuta të mira për vendasit.
10′ Dalja e Alias pengon Xhoel që me shpejtësinë e tij u kthye në rrezik te zona kundërshtare.
6′ Ze Gomesh ndalet nga portieri Alia. Skënderbeu pranë golit.
5′ Sfida ka ritëm në minutat e para.
1′ Nis ndeshja në Elbasan.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Musta, Kasa, Lajthia, Ze Gomesh, Qose, Xhoel, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Skënderbeu: Alia, Prençi, Merlim, Proscinski, Nikaj, Nasr, Dumfur, Mustafa, Estrela, Doka, Zenullari
Trajner: Ernest Gjoka


