Ledina Alolli ka reaguar pas përfshirjes së saj në një listë të sigurtë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë nga demokratët dhe për besimin e strukturave drejtuese të PD-së.
“Falënderim dhe mirënjohje pa fund çdo demokrati e demokrateje që më ka mbështetur në sfidat e mia të shumta në Partinë Demokratike. Renditja ime në listë është meritë e juaja dhe më pas e punës dhe angazhimit tim të pakushtëzuar në çdo kohë e në çdo situatë me Partinë Demokratike,” – është shprehur Alolli.
Ajo ka shprehur një falënderim të veçantë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe strukturat drejtuese të PD-së për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm në qëndrueshmërinë dhe vullnetin e saj politik.
“Kandidimi im është vetëm angazhim dhe përgjegjësi në mbrojtje të interesave tuaja qytetare, në një kohë kur Shqipëria është kthyer në një autokraci. Më shumë se kurrë, besimi juaj është forca që më shtyn përpara,” – theksoi ajo.
Alolli bëri thirrje për një mobilizim të gjerë në fushatën zgjedhore, duke u shprehur e bindur se zgjedhjet e 11 majit do të sjellin fitoren e merituar të opozitës.
Reagimi i Ledina Alollit:
Falenderim dhe mirënjohje pa fund çdo demokrati e demokrateje që më ka mbështetur në sfidat e mia të shumta në Partinë Demokratike. Renditja ime në listë është meritë e juaja dhe më pas e punës dhe angazhimit tim të pakushtëzuar në çdo kohë e në çdo situatë me Partinë Demokratike.
Sigurisht një falenderim te përzemërt për Doktor Berishën dhe strukturat drejtuese të cilat gjithmonë kanë besuar tek këmbëngulja dhe vullneti im politik.
Kandidimi im është vetëm angazhim dhe përgjegjësi në mbrojtje të interesave tuaja qytetare, në një kohë kur Shqipëria është kthyer në një autokraci. Më shumë se kurrë, besimi juaj është forca që më shtyn përpara.
Miq, bashkëpunëtorë përpara kemi betejën historike të 11 Majit ku së bashku dhe me kolegët do të organizojmë një fushatë model. Këto janë zgjedhje që do sjellin fitoren e merituar të opozitës ndaj një pushteti që i varfëroi dhe i dëboi shqiptarët.
Ju uroj suksese dhe mirësi të gjithëve.


