Një operacion i policisë i zhvilluar mbrëmjen e së djeshmes në Korçë ka çuar në goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike, ku janë ndaluar dy persona që udhëtonin me një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes së forcat të rendit, pasagjeri që ndodhej në mjet ka hedhur nga dritarja një qese me një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Më tej, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët e policisë, këtij shtetasi i është gjetur edhe një mjet prerës thikë. Materialet i kalojnë organeve kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.
Foto ilustruese.


