Ilirjan Agolli, përfaqësues nga një familje patriotike, është një kandidat me një histori të pasur në fushën e ekonomisë dhe financave publike. Me një shkollim të lartë në këto fusha dhe eksperiencë të suksesshme në menaxhim dhe sipërmarrje, ai është njohës i shkëlqyer i politikave fiskale, politikave të nxitjes së eksporteve dhe atyre të zhvillimit rajonal.
Ilirjan Agolli ka vendosur të kandidojë si deputet në qarkun e Korçës, pasi beson se ndryshimi fillon me angazhimin dhe kontribuimin në komunitet, biznes dhe politikë. Ai është i angazhuar të sjellë përparim dhe mundësi të reja për qytetarët e Korçës dhe gjithë Shqipërinë, duke ofruar një vizion të qartë dhe një qasje të qëndrueshme për zhvillimin e rajonit.
Në këtë rrugëtim, Ilirjan Agolli është përfaqësues i Partisë “Mundësia” dhe synon të ofrojë zgjidhje reale për sfidat që hasen qytetarët e qarkut të Korçës.


