Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e liruar atë nga qelia për të kaluar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Hetimet për dosjen SASPAC
Ish-zyrtari i lartë mbahej në paraburgim që prej muajit korrik 2024. Ai është nën hetim nga drejtësia si i dyshuar për disa vepra penale që lidhen me dosjen SASPAC.
Ky vendim i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për ndryshimin e masës së sigurisë vjen vetëm një ditë pasi e njëjta gjykatë liroi edhe bashkëpunëtorin e ish-ministrit, i cili ishte po ashtu i përfshirë në këtë çështje hetimore.


