Një rast i dhunës në familje është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. F., 38 vjeç, banues në Korçë.
Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, duke u bërë shkak për ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. F., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


