Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kandidatja e PS për Korçën/ Lista e socialistëve, një skuadër fituese

    Aktualitet April 12, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Besa Spaho rikthehet në listën e Partisë Socialiste si kandidate për deputete në qarkun e Korçës. Në një intervistë të dhënë ajo shprehet e nderuar dhe e privilegjuar për besimin që i është dhënë sërish nga drejtuesit politikë të partisë dhe vetë Kryeministri. Ajo thekson se Partia Socialiste ka qenë zgjedhja e saj që prej vitit 2005, kur nisi rrugëtimin politik në moshën 17-vjeçare.

    Për Spahon, angazhimi në këtë parti është më shumë se një karrierë – është një mision që njeriu ndërmerr me veten dhe me shoqërinë. Kandidatura e saj në këtë proces zgjedhor ka, sipas saj, një peshë të veçantë, dhe angazhimi që do të sjellë këtë herë do të jetë më i madh se kurrë më parë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Unë në fakt jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që të jem sërish kandidate për deputete në Partinë Socialiste, sepse Partia Socialiste është partia me të cilën unë kam aderuar prej vitit 2005, kur kam qenë 17 vjeç. Që atëherë unë nuk jam ndarë nga Partia Socialiste, pasi unë besoj që të jesh pjesë e kësaj partie është pjesë e një misioni që ti ke me veten, dhe gjithmonë në raport me të tjerët. Sepse të merresh me këtë parti do të thotë të kalosh veten, pra të bësh politika, punë të mira, por duke tejkaluar veten.

    Fakti që unë jam sërish në listën për kandidate për deputete për PS është një nder për mua, dhe pa diskutim angazhimi im këtë herë do të jetë shumë i madh. Kjo është një herë ndryshe nga herët e tjera, pasi unë kam qenë edhe në listën për kandidate për deputete në listën e Tiranës në vitin 2017, edhe në listën e Korçës në 2021, por këtë radhë është ndryshe.

    Sepse pa diskutim kjo është një mundësi që ma jep Partia Socialiste, drejtuesit politikë, Kryeministri që më kanë besuar, dhe ndihem shumë e vlerësuar për të dhënë edhe unë kontributin tim në gjithë politikën e madhe që ka Partia Socialiste dhe në misionin e saj. Sepse është çështje misioni, është çështje vlerësimi dhe unë, pa diskutim, do ta çoj deri në fund.”

    Ajo ndalet edhe te rrënjët e përkushtimit të saj politik, duke kujtuar se është rritur në një familje që ka pasur Partinë Socialiste si pjesë të pandashme të jetës së përditshme.

    Babai i saj ka mbajtur postin e kryetarit të partisë në nivel lokal që prej vitit 2000, ndërsa vetë Besa nisi rrugën e saj në strukturat e FRESSH-it në vitin 2005.

    Që prej asaj kohe, angazhimi i saj ka qenë i pandalshëm, duke kontribuar në fushatat e PS-së si në Tiranë ashtu edhe në Korçë. Sot, si nënë e dy fëmijëve, ajo thotë se motivimi për të kontribuar në politikë është shtuar edhe më shumë.

    Spaho thekson se mandati i katërt i Partisë Socialiste, për të cilin kërkohet vota e qytetarëve, është historik dhe vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një objektiv i përbashkët për të gjithë shqiptarët, përtej ndasive politike.

    “Në fakt, unë jam rritur në një familje që Partinë Socialiste e ka pasur kryefjalë të saj. Babai im ka qenë kryetar partie prej vitit 2000, dhe unë jam rritur në një ambient ku ne të gjithë kemi qenë pjesë e Partisë Socialiste. Pastaj, unë kam marrë pjesë në strukturat e FRESSH-it në vitin 2005, dhe kështu me radhë, angazhimi im në politikë ka qenë i pandalshëm. Pra, unë kam qenë gjithmonë pjesë e fushatave të Partisë Socialiste nga Tirana në Korçë e anasjelltas, dhe kjo është një gjë që unë e bëj shumë natyrshëm.

    Pra, angazhimi në këtë parti mua më vjen natyrshëm dhe shumë organikisht, dhe gjithmonë, sa herë që të kem mundësi dhe fuqi, unë do të jap angazhimin tim për këtë parti. Sepse vetëm në Partinë Socialiste, sidomos në këtë mandat – pra mandatin e katërt, atë fitues – i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ky është një mandat që dallohet nga mandatet e tjera, pasi përmes këtij mandati ne do të mundemi të sigurojmë pasaportën europiane për fëmijët tanë.

    Tashmë që unë kam dy fëmijë, angazhimin tim e shoh ndryshe nga më parë. Ne duhet të japim maksimumin të gjithë, përtej faktit që jemi socialistë, demokratë apo pjesë e partive të tjera. Ky është një angazhim që duhet të jetë në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe shumë serioze, sepse fakti që ne do t’u sigurojmë fëmijëve tanë pasaportën europiane, kjo na bën të gjithëve pjesë të një misioni të madh, pjesë të një angazhimi të madh. Për të fituar këtë mandat të katërt të Partisë Socialiste dhe për të siguruar më në fund anëtarësimin në Bashkimin Europian.”

    Duke folur për lidhjen me qytetin e Korçës, Besa Spaho tregon se ndonëse për vite të tëra është angazhuar në Tiranë si pjesë e administratës dhe strukturave të PS-së, ajo është rikthyer në qytetin e saj të lindjes si nënkryetare e Bashkisë Korçë, një pozicion që mban prej një viti e gjysmë.

    Mikpritja dhe mbështetja që ka marrë nga qytetarët e Korçës e ka bërë të ndiejë një përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e tyre në Kuvend. Ajo thotë se sot është koha që në politikë të vijnë njerëz që janë të përmbushur, që kanë eksperiencë dhe që dinë të sjellin rezultate konkrete dhe këtë e sheh si avantazhin e saj më të madh në këtë garë.

    “Në fakt, unë kam qenë e larguar nga Korça, sepse kam kryer studimet e larta për inxhinieri ndërtimi në Tiranë, dhe angazhimin tim në punë dhe në parti e kam bërë në qarkun e Tiranës. Unë kthehem në Korçë si nënkryetare e Bashkisë, pra prej 1 vit e gjysmë jam nënkryetare e Bashkisë Korçë. Ajo që më surprizon dhe më bën të ndihem shumë e përgjegjshme në lidhje me këtë angazhim që kam marrë, është mikpritja që më kanë bërë njerëzit. Sepse njerëzit më në fund kanë kuptuar që sot në Parlament duhet të jenë njerëz që kanë profilin e një personi të përmbushur.

    Unë njihem si një vajzë që ka përfunduar punë dhe ka bërë angazhimin maksimal në çdo përgjegjësi që kam mbajtur. Pra, do të thotë që sot ka ardhur dita e njerëzve që janë të përmbushur. Dhe, më beso, njerëzit më kanë pritur shumë mirë dhe janë shumë të kënaqur me faktin që unë do t’i përfaqësoj në Parlamentin e Shqipërisë.

    Kështu që kjo më jep shumë kënaqësi dhe më motivon që të vazhdoj gjithë angazhimin tim në parti dhe të mbaj të gjitha angazhimet që pa diskutim po i marr. Unë po takoj shumë njerëz çdo ditë, pra në ditën time takoj pafund njerëz të cilët më presin shumë mirë dhe janë shumë të bindur që unë angazhimin tim do ta vazhdoj njësoj si detyrat që kam mbajtur më parë në administratën shtetërore.”

    Prioriteti i saj kryesor në rast se do të marrë mandatin e deputetes, do të jetë ndjekja dhe zbatimi i projekteve madhore për qytetin e Korçës. Ajo thekson se bashkia ka një sërë projektesh të rëndësishme në proces, por pa mbështetjen dhe ndjekjen nga niveli qendror, shumë prej tyre mund të ngadalësohen ose të mos realizohen plotësisht.

    Ndër projektet më të rëndësishme ajo përmend ndërtimin e stadiumit të ri, rikonstruksionin e Pallatit të Sportit, si dhe një sërë investimesh të tjera infrastrukturore që synojnë modernizimin e qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

    “Ajo që unë besoj se do të jetë angazhimi im maksimal dhe fokusi im në mandatin tim në Parlament, ka të bëjë me faktin që ne do të duhet të ndjekim të gjitha projektet e ndërmarra për Korçën. Gjithmonë Bashkia ka projekte të shumta për qytetin, mirëpo pa një mbështetje nga qeveria qendrore, gjërat vështirësohen. Ne e kemi mbështetjen maksimale nga qeveria qendrore, por sigurisht do të duhet një njeri që ndjek hap pas hapi këto projekte.

    Kështu që unë do të jem gjithmonë pranë ndjekjes së këtyre projekteve, implementimit të tyre, dhe pa diskutim që angazhimi do të jetë maksimal në lidhje me investimet dhe gjithçka që ka të bëjë me projektet madhore në Korçë. Pasi sot flasim për projekte madhore si ndërtimi i stadiumit të ri në Korçë, rikonstruksioni i Pallatit të Sporteve dhe shumë projekte të tjera infrastrukturore që padyshim e diferencojnë Korçën nga qytetet e tjera.”

    Duke iu referuar garës elektorale, Besa Spaho zgjedh të mos komentojë kundërshtarët dhe partitë e tjera në këtë proces, duke thënë se nuk ka kohë për t’u marrë me listat e partive të vogla. Sipas saj, qytetarët sot janë shumë të ndërgjegjshëm dhe të informuar për të dalluar se kush janë ata që kanë një vizion të qartë dhe që mund të çojnë përpara projektet e mëdha për vendin. Ajo e konsideron listën e Partisë Socialiste si një skuadër fituese, e përbërë nga njerëz të ndryshëm, por me qëllime të përbashkëta dhe një përkushtim të madh për të realizuar misionin e kësaj force politike.

    “Tani, për të qenë e sinqertë, nuk e kam kohën që të merrem me listën e kundërshtarëve, pasi unë besoj që njerëzit sot janë shumë të zgjuar për të kuptuar se cilët janë njerëzit që do të çojnë përpara projekte të mëdha. Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Njerëzit nuk mund të besojnë më në histori që nuk kanë vërtetësi, kështu që unë me listën e kundërshtarëve, apo aq më tepër me listën e partive të vogla, nuk kam asnjë lloj komenti dhe asnjë lloj lidhje.

    Por, di të them që lista jonë e Partisë Socialiste është pa diskutim një listë që është një skuadër fituese. Ke të bësh me disa njerëz që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por pa diskutim janë fitues në fund të ditës. Janë të gjithë të vendosur, luftarakë, për të qenë pjesë e Parlamentit dhe për të çuar më tej misionin e tyre që lidhet me Partinë Socialiste.”

    Besa Spaho u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Korçës që të votojnë masivisht Partinë Socialiste me numrin 5 në fletën e votimit. Ndërsa për ata që do të zgjedhin të votojnë me preferencë, kërkon mbështetjen për emrin e saj, duke i garantuar se çdo angazhim që ajo merr është një angazhim i përfunduar dhe i mbajtur deri në fund.

    “Unë besoj se njerëzit, sidomos korçarët, janë shumë të zgjuar në vendimet e tyre. Edhe unë i bëj thirrje që ta votojnë masivisht Partinë Socialiste, numrin 5. Dhe pastaj, nëse do të kalojmë te lista preferenciale, pra e kandidatëve të partisë, unë do t’i bëja thirrje të votojnë emrin tim, Besa Spaho, për të çuar më tej gjithë angazhimin që unë kam marrë. Pasi ata e dinë që kur unë marr një angazhim, pa diskutim që ai është një angazhim i përfunduar.”

    Me një karrierë politike që nisi në moshë të re dhe një angazhim të vazhdueshëm në strukturat e Partisë Socialiste, Besa Spaho kërkon sërish besimin e qytetarëve të Korçës për të vijuar misionin e saj në Kuvend.

    E bindur se përfaqësimi politik duhet të vijë nga njerëz me përvojë, integritet dhe rezultate konkrete, Spaho e sheh këtë garë jo thjesht si një sfidë personale, por si një mundësi për të çuar përpara projektet madhore të zhvillimit të qytetit dhe për të kontribuar në rrugën drejt integrimit europian të Shqipërisë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Besa Spaho deputet djathtas kandidatë Kandidatë për deputetë Korçë kryesore Politikë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.