Drejtuesi politik i qarkut të Korçës për PD Ivi Kaso, se bashku me një grup kandidatesh për deputet e këshilltarë të kësaj force politike në një deklaratë për shtyp i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë Korçë, Këshillit Bashkiak si dhe Këshillit të ministrave shpalljen e emergjences natyrore lidhur me dëmet e shkaktuara në drufrutoret në juglindje të vendit.
Sipas Kasos fermerët e qarkut Korçë, për shkak të kushteve atmosferike kanë humbur 100% prodhimin e kumbullës dhe qershise dhe 70% të prodhimit të mollës
Sinkron
Drejtuesi politik I qarkut të Korçës ka akuzuar Qeverinë Rama për braktisjen që I kanë bërë fermerëve


