Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka reaguar zyrtarisht pas aksidentit të ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor “Qafë Thanë–Pogradec”, pranë fshatit Piskupat.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 12:45, shtetasi I. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja S. Ç., e cila po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, shtetasi I. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja S. Ç., pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Me shtetasin I. Ç. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


