Dëmet e shkaktuara në frutikulturë pas ngricës së datave 7 dhe 8 prill të këtij viti kanë mbledhur në një takim jashtë radhe këshillin bashkiak të Maliqit. Në këtë takim është shqyrtuar kërkesa e bërë nga ana e bashkisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe për pasojë edhe dëmshpërblimin e fermereve.
Sinkron Gëzim Topçiu, Kryetar i Bashkisë Maliq
Të djathtët kanë kërkuar ngritjen e një komisioni nga ana e këshillit bashkiak për verifikimin e dëmeve dhe përgatitjen e një raporti i cili mund ti dërgohet organeve kompetente për të bërë të mundur shpalljen e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore në këtë bashki.
Sinkron Yllson Ibraimllari, Këshilltar i opozitës
Mendohet se në bashkinë e Maliqit janë rreth 800 familje të dëmtuara nga ngricat dhe një sipërfaqe prej rreth 600 Ha e mbjellë me frufikulturë. Këto dëme kapin shifra të konsiderueshme të cilat kalojnë vlerën prej 8% të buxhetit të bashkisë dhe sipas ligjit duhet të paguhen nga shteti. Për ta bërë një gjë të tillë pritet vendimi i Agjencisë Kombëtaretë Mbrojtjes Civile e cila ka autoritetin për të propozuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, çka do të sjellë edhe dëmshpërblimin për fermerët.
Ngricat e prillit dëmtojnë frutikulturën në Maliq, kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore
Agjencia e Mbrojtjes Civile bashkia Maliq Bujqësia buxheti i bashkisë dëme bujqësore dëme ekonomike dëmshpërblim familje të dëmtuara Fermerët frutikultura Gëzim Topçiu gjendja e fatkeqësisë natyrore Këshilli bashkiak kompensim kriza klimatike kriza natyrore maliq mbështetje shtetërore ndihma për fermerët ngricat Opozita politika lokale prodhimi bujqësor raport zyrtar verifikimi i dëmeve Yllson Ibraimllari


