Besa Spaho është kandidatja e PS në qarkun e Korçës në këto zgjedhje parlamentare e cila po kryen një fushatë unike, duke takuar pothuajse këdo në 6 qytetet e juglindjes.
Spaho, e lindur dhe rritur në Korçë, me pozicione kyçe në Agjencinë e Pronave në Tiranë dhe Korçë, e së fundmi si nënkryetare e Bashkisë së Korçës ka ditur të bëjë për vete një pjesë të mirë jo vetëm të elektoratit socialist por edhe atij demokrat e gri.
Në një nga takimet e mbajtura se fundmi në lagjen nr 17 të qytetit të Korçës, Spaho është shprehur se zotohet për të qënë njësoj, me të njëjtin karakter edhe në parlament, ashtu, afër njerëzve, afër problemeve të tyre reale.
Besa Spaho zotohet për të mbajtur të njëjtën fytyrë edhe në parlamentin e ri, një nga zërat më realë që juglindja ka.


