Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kagjinas.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17-vjeçare.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


