Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen R. M., 37 vjeçe, banuese në Pustec.
Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj, e cila pas ngjarjes është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.


