Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi S. M., i cili ka kallëzuar se më datë 16.06.2025 është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. H., 49 vjeçe.
Sipas kallëzimit, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej ditës së largimit nuk është kthyer më në banesë. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e saj, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


