Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin B. L., 33 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec me 10 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasen F. Sh., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka goditur me send të fortë një 59-vjeçar, për motive të dobëta.
Policia po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe për ndjekjen ligjore të tyre.


