Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Projekte të reja turistike në Dardhë: Rikonstruksion, zip line dhe shtigje natyrore për vizitorët

    Aktualitet June 19, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dardha, një nga perlat e turizmit malor në juglindje të vendit, po përfiton një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e ofertës turistike. Në kuadër të këtyre investimeve, rruga hyrëse e fshatit po shtrohet me asfalt në një sipërfaqe prej 5000 m², ndërkohë që në qendër po rivendoset kalldrëmi tradicional në një sipërfaqe prej 1400 m², për të ruajtur identitetin dhe autenticitetin e zonës.

    Këto punime realizohen nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe pritet të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë stinës së dimrit, duke e bërë fshatin më të aksesueshëm për vizitorët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Paralelisht me këto ndërhyrje infrastrukturore, janë planifikuar edhe disa projekte të reja turistike që do t’i japin një tjetër dimension zhvillimit të Dardhës. Bashkia e Korçës, në bashkëpunim me donatorë vendas dhe ndërkombëtarë, ka siguruar financimin për rikonstruksionin e godinës së pleqësisë së fshatit, një projekt që do të realizohet me fondet IPA të Bashkimit Europian.

    Gjithashtu, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit do të ndërtohet një zip line dhe do të krijohen disa shtigje të reja turistike, duke shtuar aktivitetet argëtuese për vizitorët që zgjedhin Dardhën si destinacion gjatë gjithë vitit. Këto projekte synojnë të forcojnë profilin turistik të fshatit, duke ofruar më shumë shërbime dhe eksperienca për turistët vendas dhe të huaj.

    Këto i ka bërë të ditura kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, gjatë inspektimit të punimeve, ku ka theksuar se Dardha është një destinacion i konsoliduar turistik, i cili tashmë do të ketë edhe më shumë potencial për të pritur vizitorë me shërbime moderne dhe një ofertë të pasuruar me aktivitete në natyrë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bashkia Korçe Fshati Dardhe Investime ne infrastrukture Oferta turistike slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026

    Skënderbeu mposhtet 2-1 nga Egnatia në Rrogozhinë

    September 4, 2026

    Tenderat e pastrimit në Korçë: Çfarë konstaton raporti i KLSH

    September 4, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026

    Skënderbeu mposhtet 2-1 nga Egnatia në Rrogozhinë

    September 4, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.