Në zemër të Juglindjes shqiptare, aty ku natyra bashkohet me historinë, Bashkia Kolonjë çel zyrtarisht sezonin turistik veror me një axhendë të pasur kulturore dhe festive për muajt korrik dhe gusht.

Kolonja, vendlindja e patriotëve dhe rilindasve, me qytetin e bukur të Ersekës si qendër, do të gjallërohet me aktivitete që ndërthurin artin, traditën dhe muzikën moderne. Historia dhe krenaria e kësaj treve përcillet jo vetëm përmes ekspozitave e eventeve, por edhe në atmosferën e gjallë të qytetit mikpritës.
Programi kryesor i verës 2025:
4 Korrik – Koncert spektakolar me Aurela Gaçen, ora 20:00
18 Korrik – Mbrëmje argëtuese “Verë dhe Portokallë”, ora 20:00
26 Korrik – Ekspozita “Rilindasit Kolonjarë”, ora 11:00 – një homazh për figurat e shquara që kanë ndërtuar identitetin kombëtar
22 Gusht – Maratona “Këngë Moj”, ora 20:00 – natë e veçantë me muzikë popullore dhe emocion
Çdo fundjavë (korrik & gusht) – Sezon Muzikor në sheshin e qytetit, ora 20:00
Vendndodhja: Kolonjë, Ersekë
Detaje dhe informacione të tjera në: www.kolonja.gov.al
Ejani të përjetoni një verë ndryshe në Kolonjë – me natyrë të pastër, histori frymëzuese dhe mikpritje të ngrohtë.
#ejanëkolonjë #verënëkolonjë #turizmiKolonjë #kolonjashqiptare #erseka


