Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit, Bashkia Korçë organizoi një takim me përfaqësues të komunitetit egjiptian dhe shoqatave mbështetëse, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes sociale dhe integrimit të plotë të këtij komuniteti në jetën publike dhe institucionale.
Ky aktivitet synon të promovojë modelet pozitive brenda komunitetit egjiptian, të fuqizojë të rinjtë përmes edukimit dhe mundësive të punësimit, si dhe të nxisë barazi dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Në qendër të diskutimeve ishin arsimi, punësimi dhe angazhimi qytetar, si faktorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin e plotë të komuniteteve të ndryshme që bashkëjetojnë në qytetin e Korçës.
Bashkia Korçë theksoi angazhimin e saj për të ndërtuar një shoqëri ku të gjitha komunitetet ndihen të përfshira, të vlerësuara dhe të mbështetura, duke promovuar vlera të barazisë, respektit dhe bashkëpunimit.


