Skuadra e Skënderbeut ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Pas rënies nga Kategoria Superiore, korçarët do të garojnë këtë vit në Kategorinë e Parë, me objektivin për t’u rikthyer sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.
Seanca e parë stërvitore është zhvilluar në ambientet e klubit, ku trajneri Ernest Gjoka dhe stafi teknik kanë nisur punën për ndërtimin e një skuadre konkurruese. Klubi pritet të ndërhyjë edhe në merkato, me afrime të reja që do të ndihmojnë në realizimin e synimit për rikthimin në Superiore.
Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e rëndësishme gjatë këtij sezoni, ndërsa drejtuesit e Skënderbeut janë optimistë për të ardhmen dhe rikthimin e shpejtë në majat e futbollit shqiptar.


