Banorët e fshatit Qendër Bulgarec kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me situatën e krijuar nga grumbullimi dhe hedhja e pakontrolluar e mbetjeve dhe inerteve në territorin e tyre.
Sipas banorëve, rrugë dhe zona të ndryshme janë mbushur me plehra, ndërsa në disa pjesë mbetjet janë grumbulluar në sasi të mëdha.
Kjo situatë e rënduar ka nisur të vështirësojë edhe lëvizjen e përditshme të banorëve nëpër zonë.


