Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026

    Tedi Blushi akuzon për izolim ekstrem të Ilir Metës

    August 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Peleshi në Kuvend: Opozita përdor fyerje, kjo s’është kultura jonë politike

    Aktualitet July 3, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në seancën e fundit të legjislaturës 4-vjeçare të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga deputetët e opozitës, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme dhe fyese.

    “Te performanca dhe kalimi i kufijve të etikës parlamentare, me sharje, baltë, akuza e fjalor të papërshtatshëm, duam apo nuk duam ne të mazhorancës, në fund përgjegjësinë e mbajmë edhe ne mbi supe. Kur në ditën e fundit të një legjislature, kur edhe nëse zemra nuk ta thotë, zemra bëhet gur dhe thua disa fjalë të mira për njëri-tjetrin, për punën e përbashkët që kemi bërë, për më shumë se 520 ligje të miratuara së bashku, për afro 200 marrëveshje ndërkombëtare ku edhe opozita ka dhënë votën e saj, për 18 ligje me shumicë të cilësuar ku gjithashtu opozita ka kontribuar, në vend të këtyre fjalëve, dëgjohen fjalë që nuk meritojnë të thuhen në këtë sallë”, tha Peleshi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai shtoi se opozita ka përdorur etiketime si “çingije”, “sulltanë”, apo se të gjithë deputetët janë “të vënë në rresht”, gjuhë që, sipas tij, është fyerje jo vetëm për përfaqësuesit e mazhorancës, por edhe për qytetarët shqiptarë.

    “Nëse ti i quan të gjithë të vënë në rresht, përfaqësuesit e popullit shqiptar, atëherë praktikisht ke shpalur gjithë popullin shqiptar si në rresht. Dhe kjo është fyerje e rëndë. E thatë vetë pak më parë: ‘T’ju vijë turp që keni zgjedhur këta përfaqësues’. Pra, shpallët me turp gjithë popullin shqiptar”, theksoi Peleshi.

    Po ashtu edhe përmes një postimi në rrjete sociale, Peleshi ka ritheksuar qëndrimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste:

    ️ “Në seancën e fundit të kësaj legjislature, pritshmëria është për reflektim dhe mirënjohje për punën e përbashkët, jo për fyerje dhe etiketime që nuk i shkojnë një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, distancohemi me forcë nga një gjuhë që fyen jo vetëm kolegët, por edhe qytetarët që na kanë zgjedhur me afro një milion vota. Kjo nuk është kultura jonë. Ne nuk i përkasim kësaj gjuhe. Politika duhet të jetë shërbim dhe përgjegjësi, jo baltë!”, shkruan Peleshi.

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Kuvend Niko Peleshi slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026

    Tedi Blushi akuzon për izolim ekstrem të Ilir Metës

    August 27, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026

    Tedi Blushi akuzon për izolim ekstrem të Ilir Metës

    August 27, 2026

    Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet e Superiores

    August 27, 2026

    KAS konfirmon Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës

    August 27, 2026

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026

    Policia rrugore Korçë: Qindra gjoba me pajisje inteligjente

    August 27, 2026

    Protesta në Maliq, qytetarët kritikojnë punësimet në bashki

    August 27, 2026
    Më të klikuarat

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.