Ka nisur zyrtarisht edicioni i 8-të i MIK Festival, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që i jep shpirt verës në Korçë dhe forcon miqësitë mes popujve.
Mbrëmjen e djeshme, në orën 19:30, Hani i Pazarit u kthye në një nga skenat më magjike të qytetit, ku u mbajt koncerti “Miqësia Shqipëri–Kinë nën tingujt e muzikës klasike & tradicionale”. Artistët e njohur Guo Gan, XIA Wang dhe Genc Tukiçi bashkuan dy kultura përmes gjuhës universale të muzikës, duke ofruar emocione të veçanta për publikun.
MIK Festival mbetet jo vetëm një festë artistike, por edhe një pasuri për qytetin dhe një dritare e hapur drejt botës. Korça ka nisur kështu ditët e saj të mbushura me tinguj, emocion dhe frymëzim.


