Mbi 200 fëmijë nga fshatra të ndryshëm të zonës morën pjesë sot në hapjen e Kampit Veror “Deti i Miqësisë”, organizuar nga Kisha Ungjillore në Libonik. Kampi ofroi një ditë të mbushur me gëzim, lojëra, argëtim dhe aktivitete kreative për të vegjlit, të cilët u mirëpritën nga një staf i përkushtuar dhe i trajnuar posaçërisht për këtë qëllim.
Qëllimi i kampit është të krijojë një ambient miqësor dhe edukues, ku fëmijët të shijojnë verën në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurt, duke ndërvepruar me bashkëmoshatarët e tyre.
Organizatorët bënë të ditur se aktivitetet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke ftuar prindërit dhe fëmijët të bëhen pjesë e kësaj atmosfere pozitive dhe gjithëpërfshirëse.
“Ne jemi gati për nesër, ndaj mos mungo!” – është thirrja e stafit për pjesëmarrësit e ardhshëm.


