Në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur një kallëzim nga shtetasja T. M., 47 vjeçe, e cila ka denoncuar një rast të dyshuar neglizhence mjekësore që, sipas saj, ka sjellë vdekjen e bashkëshortit të saj.
Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më 19 maj 2025, në banesën e tyre, ku burri i saj humbi jetën. T. M. pretendon se klinika private ku ai kishte kryer analizat paraprakisht, nuk e ka diagnostikuar siç duhet, duke bërë që të mos merreshin masat e duhura për trajtimin e tij.
Në lidhje me këtë rast, materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe për vlerësim të rrethanave.
Autoritetet janë në pritje të rezultateve të hetimeve për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi penale nga stafi mjekësor apo institucionet e përfshira.


