Një mundësi e rëndësishme financimi është hapur për bizneset lokale që operojnë në fushat e turizmit, agropërpunimit, fasonerisë, apo kanë ide inovatore në menaxhimin e mbetjeve dhe ekonominë qarkulluese.
Programi i mbështetur nga GIZ ofron grante deri në 50,000 euro për iniciativa që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe sjellin përfitime të prekshme për komunitetin në bashkitë Korçë, Pogradec dhe Prrenjas.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 15 gusht 2025, ndërsa dokumentacioni dhe informacionet e detajuara gjenden në faqen zyrtare të GIZ ose pranë zyrave të bashkive përkatëse, ku ofrohet asistencë për aplikimin.
Ky program synon të nxisë ekonominë vendore dhe të përforcojë rolin e sipërmarrjes në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.


