Prefektura e Qarkut Korçë njofton se dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e qarkut, konkretisht në fshatrat Dishnicë (Bashkia Korçë) dhe Strelcë (Bashkia Maliq). Sipas informacioneve të fundit, situata është nën monitorim dhe menaxhim të vazhdueshëm nga forcat në terren, të cilat po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.
Në fshatin Dishnicë, Njësia Administrative Bulgarec, Bashkia Korçë, zjarri mbetet aktiv me intensitet të ulët. Terreni i thyer dhe me bimësi të dendur ka vështirësuar ndërhyrjen, por sipas drejtuesve të operacionit, pritet që vatra të shuhet plotësisht brenda ditës.
Në këtë zonë janë angazhuar:
- 1 mjet zjarrfikës
- 6 forca zjarrfikëse
- 2 mjete dhe 30 forca ushtarake
- 2 mjete pyjore dhe 7 forca të shërbimit pyjor
- 3 mjete dhe 30 forca nga Nj.Adm. Bulgarec
Ndërkohë, në fshatin Strelcë, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq, zjarri është aktiv vetëm në vatrën veriore dhe me intensitet të ulët. Forcat po mbajnë situatën nën kontroll, ndërsa puna për shuarjen vijon.
Forcat e angazhuara në këtë zonë përfshijnë:
- 10 banorë/vullnetarë
- 12 forca të shërbimit pyjor
- 8 forca zjarrfikëse
- 10 forca nga shërbimet mbështetëse
- 6 forca nga Bordi i Kullimit
Në total për të dy rastet janë angazhuar:
- 10 mjete të ndryshme
- 143 forca në terren
Prefektura e Qarkut Korçë siguron se mbetet në gatishmëri të lartë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat përgjegjëse, për të garantuar administrimin dhe përmbylljen e sigurt të situatës.


